Ish ministrja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas refuzimit të presidentit Ilir Meta për të dekretuar Genti Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm.

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidate për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, shkruan Tahiri.

Kreu i Shtetit shprehet se posti i minsitrit të Jashtëm është një ndër më të rëndësishmit në qeveri dhe argumenton se Cakaj nuk ka përvojën dhe aftësitë e duhura.