Dita e parë e dhjetorit ka nisur me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por pa përjashtuar reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb parashikohet që reshjet të jenë të pakta dhe të ketë një rritje të lehtë të temperaturave.

Kjo do të ndihet më shumë gjatë ditës së nesërme.

Parashikimi sipas Meteoalb:

MOTI NE VIJIM: fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në ekstremet Veri – Jug ku priten reshje të pakta dhe të izoluara. Temp. rriten me 2 – 3°C të shtunën, rritje më të ndjeshme sjell e diela.
Të njëjtat kushte të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dhe reshje të pakta e të izoluara, vijojnë mbi territor deri më dt. 5 – 6 dhjetor. Ditët e para të dhjetorit sjellin temperatura relativisht të larta, më e ndjeshme kjo gjatë mesditës kur maksimumi në rang territori ngjitet në 22°C ndërsa minimumet luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 11°C, gjatë mëngjeseve në zonat bregdetare dhe të ulëta.