Nëse keni plane për këtë të dielë, ju bëjmë me dije se moti nuk do të jetë aspak i favorshëm.

Ashtu siç ka ndodhur ditët e fundit, edhe sot pritet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, nuk përjashtohet mundësia që në zona të caktuara të ketë edhe rebeshe shiu dhe breshër.

RESHJET

Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 9 /16 °C

në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

Sot ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.