Toby Alderweireld, do të jetë pjesë e Tottenhamit deri në vitin 2023.

Trajneri i ri i “Spurs”-ave, Jose Mourinho, ka siguruar shërbimet afatgjata të Alderweireld, i cili ka shumë ndikim në skuadrën e veriut të Londrës.

Në bazë të kontratës së re, 30-vjeçari do të përfitojë 150 000 paundë në javë, shumë kjo tri herë më e madhe se marrëveshja e tij e mëparshme (50 000 paundë në javë).

Për Alderweireld kishte shfaqur interes edhe Manchester United.