Zlatan Ibrahimovic është lidhur ditët e fundit me një kalim të mundshëm te skuadra e Interit.

Ylli suedez mund të firmosë falas me zikaltërit, pas mbylljes së kontratës me Los Anxhelos Galaksi në MLS.

Megjithatë, vetë 38-vjeçari, është shprehur se ende nuk ka vendosur zyrtarisht të ardhmen, pasi momentalisht është i fokusuar te skuadra e tij aktuale.

Ibra tha:

Kam një kontratë deri më 31 dhjetor dhe deri në atë moment nuk do të mendoj asgjë. Dua të respektoj marrëveshjen me skuadrën dhe më pas do të shoh se çfarë do të bëj në 2020. Ende nuk ka bërë asnjë zgjedhje”.