Nga Arben Çuko

9 fshatra të Njësisë Administrative Seman Topojë ngelin pa ujë.

Mashtrimet nga ana e bashkisë Fier dhe nga drejtoritë përkatëse po ashtu nga qeveria kanë bërë që banorët e këtyre fshatrave të ngrihen në protestë për të kërkuar gjënë më themelore për mbijetesë ujin.
Problemi i ujit eshte se uje ka por ska menaxhim nga Bashkia dhe as nga Bordi i Kullimit.

Këto dy institucione ja kalojnë topin njëra tjetrës duke mos mbajtur asnjëra përgjegjësinë dhe duke i lënë këta banorë në mëshirë të fatit.

“Kemi denoncuar cdo shkelje që bëhet nga keqmenazhimi i ujit.

Bordi i Kullimit thotë fajin e ka Bashkia, kjo e fundit thotë fajin e ka Bordi i Kullimit janë shprehur të indinjuar qytetarët përballë deputetes Adelina Rista duke i kerkuar llogari për premtimet qe u dhanë dhe investimet reale në këto 7 vite nga Rilindja.

Gjithashtu problemi kryesor është funizimi me ujë i shtëpive të banorëve por një problem akoma me jetik është funizimi me ujë i kanaleve vaditëse për bimësinë në këtë zonë duke qenë një zonë që të ardhurat kryesore i siguron nga bujqësia.

Por a mund të ketë bujqësi pa ujë zonja deputete Adelina Rista?

Me cfarë do ushqehen këta banorë z.Subashi kur ti i shkatërron dhe ato investime që ata kanë bërë për të ushqyer familjet e tyre.

Uji bllokohet në Hamil dhe lë pa vaditje 9 fshatra të kësaj njësie administrative.
Kjo situatë është krijuar për shkak të mungesës së investimeve në rrjetin e ujësjellësit të amortizuar në këto 7 vitet e fundit.

Sikur mos të mjaftonin këto fshatra kanë mungesë të theksuar të energjisë elektrike.
Qeveria erdhi në këtë zonë mori votat dhe u zhduk përsëri sepse Rilindjes nuk i interesojnë problemet dhe njerëzit por i interesojne të mbushi xhepat e kryetarit të bashkisë dhe drejtorëve agallarë që nuk kanë as moralin që të zgjidhin problemin.

Mungesa e ujit ka bërë që këto zona edhe pse me toka pjellore të kufizojnë të mbjellat në mungesë të sistemit vaditës. Gjendja bëhet edhe më e vështirë për këto 9 fshatra ku familjet e zonës në kushtet e temperaturave tepër të larta nuk kanë cfarë të bëjnë tjetër vecse të ngrihen ne protesta duke shpresuar që kjo gjë do të zgjidhet.

Prej vitesh paguajnë taksa për shërbimet e tyre dhe asgjë nuk zgjidhet, firmosin e fermeri i thjeshtë shkon drejt fundosjes.

Problemi i ujit është se ujë ka por ska menaxhim.
Kaq është mjaftueshëm që bashkia dhe qeveria të marin masa urgjente.
I bëjmë thirrje kryetarit të bashkise,deputetëve të bashkisë Fier të zgjidhin këtë problem urgjentisht.