Forma jo e mirë që Arsenali po tregon në Ligën Angleze, është treguar edhe sonte në Ligën e Evropës.

Në ndeshjen që Arsenali ka zhvilluar sonte si mysafir ndaj Vitoria de Guimaraes, ka barazuar 1-1.

I kritikuari për paraqitje jot ë mirë, shqiptari Shkodran Mustafi sonte shënoi për ta kaluar Arsenalin (80’) në epërsi 0-1.

Në minutën e parë shtesë, erdhi përgjigja e vendaseve, të cilët barazuan përmes Bruno Duarte, me të cilin rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Arsenali mban pozitën e parë në Grupin F me 10 pikë, kurse Vitoria de Guimaraes është në pozitën e tretë me 3 pikë, transmeton KosovaPress.