Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e djeshme muzeun historik 200 vjeçar të Rio de Zhaneros, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën.

Sipas mediave të huaja, në ambjentet e muzeut ndodheshin rreth 20 milion vepra historike, ndërsa dyshohet se asnjëra prej tyre nuk ka shpëtuar.

Nga ngjarja nuk dihet nëse ka të lënduar, teksa hetimet për të gjetur shkaqet e zjarrit vijojnë ende.