Rafael Nadal shkruan historinë në fushat e kuqe. Tenisti spanjoll nuk njeh rival në fushat me dhe, duke koleksionuar titullin e 12-të të French Open.

Numri 2 i botës shpërtheu ndaj Dominic Thiem në finalen e madh, takim të cilin e fitoi 3-1 (6-3, 5-7, 6-1, 6-1) me sete, ku vendosi një rekord fantastik në këtë turne.

Askush më parë nuk e kishte fituar një turne Grand Slam të tenistit më shumë se 11-të herë. Ndërkohë, ky titull e dërgon në 18-të numrin e titujve Grand Slam.