Vijon ende greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojë pagat e tyre. Madje, ata i kanë bërë kërkesë qeverisë që të reagojë, pasi nuk po e përballojnë me dot jetesën. Me ta janë solidarizuar dhe 10 minatorë që i kanë mbështetur në marshim. Përfaqësuesi i minatorëve thotë se e vetmja zgjidhje është ulja e të dy palëve në tryezë për të sqaruar këtë situatë.

Ai tha: Së bashku me disa minatorë kemi ardhur në mbështetje të kauzës suaj të drejtë. Vendimi juaj për grevë urie ëshstë një vendim i drejtë ne kemi kundër shtetit, kemi kundër sindikatat.Një grevist thekson se do të vazhdojnë grevën deri ditën e martë, pasi kanë marrë mesazhe se mund të shpërndahen pagat.

Ai theksoi: Do të vazhdojmë grevën deri ditën e martë, sepse këtë ditë ne kemi marrë me mesazhe se mund të na hidhen lekët. Nëse na hidhen lekët ne mund të ulemi e të bashkëpunojmë me ta. Pas të martës duam të theksojmë se duhet të na mirkuptojnë të gjithë qytetarët, ne do të ngujohemi brenda uzinës.