Romelu Lukaku është gjithnjë e më larg Man.United dhe gjithnjë e më pranë Serie A. Prej kohësh flitet se sulmuesi belg është pranë transferimit te Inter, madje është parë edhe në Milano, por mes tij dhe klubit zikaltër është futur papritur Napoli.

La Gazzetta

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, kosto e transferimit të Lukaku shkon në 70 milion euro, shifër që De Laurentiis nuk e ka shpenzuar kurrë në 15 vite në krye të Napolit. Lukaku kërkon 10 milion euro neto në sezon, shumë që gjithashtu është shumë e lartë për buxhetin e Napolit.

Në këto kushte blutë janë të detyruar të shesin, i sakrifikuari i parë pritet të jetë Milik i cili kërkon rritje të pagës nga 4,5 milion në 9 milion euro. Me ardhjen e Lukakut, gjithnjë nëse realizohet, edhe e ardhmja e Dries Mertens është në dyshim.

Napoli kërkon të paguaj shumë prej 70 milion euro në 4 vite, ndërsa këtë mega operacion mund ta minimizoj duke përfituar para nga shitja e disa lojtarëve si Hysaj, Verdi, Ounas, Inglese e Sepe, lojtarë të cilët janë nxjerr në merkato.