Shkencëtarët e NASA-s dhe tre universitet japoneze, kanë zbuluar molekula sheqeri, thelbësorë për zhvillimin e jetës, në dy meteorë të rënë në Tokë.

Zbulimi i ri shtohet në listën në rritje të komponentëve biologjikisht të rëndësishëm, që janë gjetur në meteorë, duke mbështetur hipotezën se reaksionet kimike në asteroide, mund të kenë sjellë disa nga përbërësit e jetës në Tokë.

Nëse kjo teori është e saktë, bombardimi me meteorë i Tokës së lashtë, mund të ketë ndihmuar në krijimin e jetës. Ekipi zbuloi ribozë dhe sheqerna të tjerë bio-thelbësorë, përfshirë arabinozën dhe xylosen në dy meteoritë të ndryshëm që janë të pasurame karbon.

Riboza është një përbërës thelbësor i ARN (acid ribonukleik). Në pjesën më të madhe të jetës moderne, ARN shërben si një molekulë lajmëtar, duke kopjuar udhëzimet gjenetike nga molekula e ADN-së (acidi deoxyribonucleic) dhe duke i dërguar ato në fabrika molekulare brenda qelizës të quajtur ribozomet që lexojnë ARN-në për të ndërtuar proteina specifike të nevojshme për kryerjen e proceseve të jetës.