Së fundmi NASA ka zbuluar shumë tinguj nga Marsi dhe, ndërsa disa ka të ngjarë të jenë lëkundje sizmike, të tjerët janë një mister.

Roveri InSight i NASA mbërriti në planetin e kuq nëntorin e kaluar dhe regjistroi zhurmën e parë të tij sizmike në prill, të përshkruar nga NASA si “shtrëngim i lehtë, por i dallueshëm”.

Mostrat audio të lëshuar të martën mbulojnë më shumë se 100 tinguj të zbuluara nga sizmometri i InSight.

Vetëm 21 prej tyre ka të ngjarë të kenë qenë lëkundje sizmike, pjesa tjetër zhurma dhe lëkundje nga më të ndryshmet.

Ndër tingujt e tjerë ishin era e Marsit, lëvizjet mekanike nga krahu i sizmometrit dhe zhurmat e tjera të përshkruara nga ekipi i NASA si “dreks dhe donks”.

“Dinks dhe donks” mendohet se janë pjesë e sizmometrit që zgjerohet dhe kontraktohet dhe për shkak të humbjes së nxehtësisë e ngjashme me tingullin që bën një makinë pasi është fikur dhe fillon ftohjen.

Marsi, me sipërfaqen e tij të thërrmuar, është pak më shumë si Hëna, me valë sizmike që bien për një minutë ose më shumë, ndërsa tërmetet mund të vijnë dhe të shkojnë shumë më shpejt.

Ata gjithashtu zbuluan se mbrëmjet ishin më të mirat për regjistrime të qarta sepse kishte më shumë ndërhyrje të erës gjatë ditës.

Image