Nasip Naço: Sfida jonë është të çojmë përpara Shqipërinë, t’i japim zë njerëzve të thjeshtë dhe problemeve të tyre

Ishte i pari në listën për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit dhe i pari që fitoi mandatin në këtë qark. Nasip Naço me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët e Beratit dhe gjithë qarkut për mbështetjen ndaj tij dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe programit të saj, duke theksuar se thelbi i programit ishte sfida me papunësinë, harresën, korrupsionin, drogën dhe pasigurinë dhe pikërisht kjo sfidë do vijojë të jetë prijës i çdo beteje në seancat parlamentare. “Ne hymë në një garë për të çuar përpara Shqipërinë, për t’i dhënë zë njerëzve të thjeshtë dhe problemeve të tyre. Sfida jonë është me papunësinë, pamundësinë dhe harresën, me korrupsionin e mungesën e rendit, me drogën e pasigurinë. Ky ishte thelbi i programit tonë dhe do të vazhdojë të jetë prijës i çdo beteje në çdo seancë parlamentare. Unë ju falënderoj pafundësisht shumë për mbështetjen në këtë garë të pabarabartë. Ne vumë shpirtin, zemrën, projektet, ndërsa të tjerët paratë e drogës, interesat, dhunën e presionin… Megjithatë ne jemi sërish këtu me mbështetjen tuaj, e ajo është me e fortë se çdo pengesë e përkohshme. Ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve!”, shkruan në statusin e tij falënderues kandidati fitues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Nasip Naço.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al