Nasip Naço: Të gjithë së bashku më datën 27 kundër keqqeverisjes dhe padrejtësive

Pjesë nga fjala e deputetit të LSI-së për Qarkun Berat Nasip Naço

Gjithkush e kupton që ne jemi më të fortë se ç’kemi qenë, sepse LSI nuk ka dalë nga pushteti, LSI ka qenë në pushtet kur ka ikur, iku në opozitë, sepse ishte në luftë me pushtetin, me keqqeverisjen në atë kohë. Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që mund të kenë lënë sot vendin e punës, por më mirëkuptoni ne duam të mirën e të gjithëve jo për një vend pune. Prandaj LSI sot është në opozitë, sepse nuk kërkon një, dy apo tre individë, por kërkon për të gjithë shqiptarët. Prandaj ne duam që të jemi të gjithë bashkë, që të luftojmë këtë keqqeverisje. Dikush nga ju mund të thotë: po mirë ju keni qenë në qeveri. Po sigurisht që kemi qenë në qeveri. Dhe kemi qenë pengesë për keqqeverisjen e Edi Ramës, nuk e kemi lejuar. Dhe sigurisht që në publik ne nuk kemi dalë për të bërë opozitën, por oponencën brenda qeverisë e kemi bërë dhe më mirë se sa bënte opozita opozitën. Nuk e kemi lejuar Edi Ramën që të shkelte ligjin, i kemi thënë që këto janë binarët e ligjit, binarët e Kushtetutës. Unë ju bëj thirrje të gjithëve më datën 27 janar, ne të jemi në Tiranë për të protestuar, për t’u hapur sa më shumë vende të reja pune, për të luftuar varfërinë. Ata që s’kanë mundësi, shteti t’i mbajë. Prandaj është qeveria. Por kjo qeveri kalon me ligj 112 milionë euro dhe nuk sjell asnjë koncesion në Parlament, sepse nuk do. E kemi dëgjuar këto ditë 100 milionë euro do bëjë Aeroportin e Vlorës. Por 100 milionë euro do dalin nga ju, nga taksat tuaja se nuk i bën ai biznesmen që vjen. Ato do dalin nga ne, nga buxheti i shtetit. Dhe ky partneritet publik-privat që anatemon Rama sot, nuk është gjë tjetër veçse një korrupsion i madh. Ne kemi një strategji të qartë që të luftojmë këto raste korruptive. Ne do donim që bashkë me ju të protestojmë më datën 27 për të gjitha padrejtësitë që bëhen, për keqqeverisjen.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al