Opozita e bashkuar ndryshon datën e protestës kombëtare duke e spostuar me dy ditë.

Protesta nuk do të zhvillohet me 31 maj sikurse ishte njoftuar për shkak se është Nata e Kadrit, natë feste për besimtarët myslimanë, por me 2 qershor në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Ndërkohë mazhoranca pritet të çelë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit një ditë para protestës, me 1 qershor.