National Geographic: 10 vendet që meritojnë të vizitohen më shumë, mes tyre edhe Shqipëria

Hiqni dorë nga destinacionet tipike turistike dhe zbuloni këto vende surprizë.  Është kjo thirrja që National Geographic iu bën të pasionuarve pas tureve kulturore, tradicionale dhe të aventurës. Në renditjen e National Geographic janë vendet si Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Kosova, Uzbekistani, Shqipëria, Timori Lindor, Gjeorgjia, Tunizia.“Sot, Shqipëria ështëështë një vend po aq i sigurt sa edhe fqinjët. Plazhet e virgjëra të Rivierës, qytetet e mbrojtura si Berati, Gjirokastra etj. tërheqin mesatarisht rreth 3.5 milionë turistë në vit.

Përse të shkoni tani: Ndërsa plazhet e Adriatikut në Itali dhe Kroaci janë transformuar nga turmat e shumta që i popullojnë, Shqipëria ofron brigje të pasura me amfiteatre të shkatërruara greko-romake, kishatë mbushura me ikona të besimit ortodoks që janë të pakta në Europë.

Në jug të Vlorës, gjenden disa fshatra tipikë turistikë si Dhërmiu, Vunoi, Himara me tarraca-kafene, me rrugica të ngushta dhe restorante që servisin gatime me bazë deti, ndërsa mund të akomodohen me rreth 25 dollarë në natë.

Udhëtarët nga vendet jashtë janë të pakët, por mikpriten fuqishëm.

Mos humbisni: Mungesa e zhvillimit të infrastrukturës ka bërë që të ruhen qendrat e mbrojtura nga UNESCO, si e tillë është edhe Butrinti, një nga sitet më të mëdha të qyteterimit greko-romak në Europë.

Rreth 20-minuta udhëtim me autobuz larg nga qendra e Sarandës, Butrinti të krijon ndjesinë si në aventurat e Indiana Jones, me kolonat e mëdha të erës bizantine dhe romake.

Ture praktike: Në Shqipëri transporti nuk funksion me orare të përcaktuara dhe është vështurë që të programosh diçka online.

Mjeti më i zakonshëm për udhëtim është auobuzi ose furgoni, të cilët i mbledhin dhe i zbresin udhëtarët përgjatë itinerareve pa ndonjë skedulë të saktë. Rrugës do të gjeni plot kafene ku mund të pini edhe kafe “turke”

(Burimi:Mapo/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al