Burri më i vjetër botë është ndarë nga jeta në moshën 112-vjeçare.

Bob Weighton, nga Alton, Hampshire, ndërroi jetë nga kanceri.

Ai u bë burri më i moshuar në botë, pasi mbajtësi i mëparshëm i rekordit Chitetsu Watanabe, nga Japonia, vdiq në shkurt, gjithashtu në moshën 112-vjeçare.

Pasi festoi ditëlindjen e tij të 112-të, z.Weighton tha se ishte plotësisht i lumtur që kishte festuar përvjetorin në karantinë, pasi nuk i pëqente “grumbullimet e njerëzve”.

Ai tha:

“Kam pasur telefonata nga familja ime dhe kështu me rradhë. Më pëlqeu kështu. Nuk më pëlqejnë turmat dhe zhurma.”

112-vjeçari vdiq në paraditen e sotme në banesën e tij.

Z.Weighton lindi në Kingston-Upon-Hull të Britanisë së Madhe, më 29 mars 1908, që përkon me të njëjtën ditë kur lindi gruaja më e vjetër britanike, Joan Hocquard, e cila u nda nga jeta në moshën 111-vjeçare.

112-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve dhe pati 10 nipër e mbesa dhe 25 stërnipa e stërmbesa.