Mbrëmë u nda nga jeta ylli i kinematografisë shqiptare Xhevdet Ferri e ndërsa në mesnatë ka mbyllur sytë një tjetër mendje e ndritur, Viktor Kalemi.

Kalemi është përkthyesi i veprave të mëdha, pasues i denjë i Isuf Vrionit.

Kalemi ka përkthyer ‘Shtëpinë e Shpirtrave’ të Isabel Alendes, apo kryeveprën “Ema Bovari” të Gustav Floberit.

Ai ka patur edhe një karrierë të gjatë edhe si diplomat dhe vitet e fundit të jetës i ka kaluar jashtë vendit.

Viktor Kalemi ishte një pasardhës i denjë i familjes Kalemi nga Mashkullora e Gjirokastrës.