Studenti i LRI-së, Frenkli Prengaj me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me ndalimin e Ana Azizajt nga policia, nën akuzën se ka shkruar në murin e ambasadorit të OSBE.

Prengaj ka treguar se është një krah të Azizajt, teksa i ka bërë thirrje policisë ti arrestojë jo për trimëri,por sepse është në krah të shoqes.

POSTIMI:

Isha me Anën, do te jem me Anën.

Nëse doni të na arrestoni pse mendojmë ndryshe, bëjeni!
Nëse doni të na arrestoni pse mendojmë se ndërkombëtarët nuk janë zota, bëjeni!
Nëse doni të na arrestoni pse themi lirshëm mendimin tonë, bëjeni!
Por nëse doni të na arrestoni se mendoni që kemi frikë, ju lutem mos e bëni!

Jo se jemi “trima” , por se jemi në anë të Anës.