• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas ndarjes nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Besim Zekthi.

Përmes një mesazhi të ndjerë ngushëllimi, i pari i Shtetit thotë se të gjithë shqiptarët i janë përjetësisht krenarë e mirënjohës Besim Zekthit për promovimin e pasurisë sonë kulturore kombëtare.

STATUSI I PLOTE
LAMTUMIRË KRYESHQIPONJA E VALLES SË SHQIPEVE, BESIM ZEKTHI! 🦅 🇦🇱
Ndarja nga jeta e emblemës dhe solistit të pakrahasueshëm të Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, Mjeshtrit të Madh dhe Nderit të Kombit, Besim Zekthi është thellësisht trishtuese.

Falë talentit të spikatur dhe interpretimit të lartë e virtuoz si askush tjetër, ai i dha valles shqiptare, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare, të gjithë shkëlqimin e merituar, duke u duartrokitur dhe vlerësuar nga shumë gjenerata.
Arti shqiptar humbi sot një prej personaliteteve më të shquara, që me krijimtarinë e tij koreografike, e bëri edhe më të famshëm identitetin dhe kulturën kombëtare në mbarë botën.
Edhe në periudhën më të errët të izolimit të vendit, virtuoziteti i Besim Zekthit dhe i artistëve si ai, arriti të lartësonte kulturën e popullit shqiptar dhe identitetit tonë europian edhe në skenat më prestigjoze botërore, ku mori të gjithë vlerësimin e merituar.
Falë emocioneve të papërshkruara në interpretimin e valleve ai rriti krenarinë, optimizmin dhe vetëbesimin e kombit tonë për ditë më të mira, mbështetur fort në rrënjët e traditave dhe vlerave më të mira kulturore e artistike të trashëguara brez pas brezi.
Përjetësisht krenarë e mirënjohës për kontributin e Besim Zekthit për promovimin denjësisht të pasurisë sonë kulturore kombëtare, duke i përçuar vlerat e saj tek brezat e artistëve të rinj dhe duke u shndërruar në një shembull të përjetshëm frymëzimi.
Ngushëllimet më të përzemërta familjes Zekthi, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetit të artistëve.
Vepra dhe kujtimi i Tij do të mbeten të paharruara! 🇦🇱