‘Ndërprerja e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit’ , Klajda Gjosha: Po i vrisni për herë të dytë!

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se me ndërprerjen e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit po i vrasin për herë të dytë!

Më poshtë postimi i plotë:

Dje dëgjuam, se si te përndjekurit politik dhe familjet e tyre në këtë vend, duhet të presin “Udhëheqjen” për të marrë një vendim në kundërshtim me ligjin, nëse do të dëmshpërblehen apo jo, duke ngrirë fondin që në fakt është me zë të vecantë në buxhetin e shtetit!

Sa e rëndë duhet të jetë, t’i vrasësh këto familje për të dytën herë! i vret duke i mashtruar në fushatë me premtime boshe, i vret duke i rikthyer një dhimbje të atyre viteve që askush nuk do të donte ta përjetonte, i vret duke i marrë edhe atë pjesë të vogël dhe modeste dëmshpërblimi që ia njeh ligji!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al