Ndërron jetë në Greqi shqiptari ‘hero’ Kostas Arvanitisi.

Lajmin e bën me dije kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili kujton gjestin heroik të tij vitin e shkuar, ku shpëtoi 70 persona me varkë nga ishulli grek që u përfshi nga flakët.

“Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do mbulohet nga shteti. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona” shkruan kryeministri grek.

Kujtojmë se shqiptari që punon si peshkatar, u sensibilizua dhe u vu në ndihmë të personave që ndodheshin në ishullin grek kur shpërthyen flakët masive 23 korrikun e vitit 2018.

Për këtë gjest, ai u cilësua hero nga qytetarët grekë dhe nga mediat.