Një baba arriti të bëjë një makinë “VW Beetle” të bërë vetë, e gjitha prej druri për të përmbushur premtimin ndaj së bijës. Ai e ndërtoi makinën në Peru dhe është nisur drejt SHBA-së.

Bienvenido Ortega tha se ndihej i lumtur që po ngiste makinën e bërë vetë ndërsa mezi priste të përqafonte fëmijët e tij në Nju Jork për ditëlindjen e 15-të të së bijës.

Ortega është një marangoz dhe para disa vitesh udhëtoi drejt Perusë për të takuar vëllain e tij. Por mbeti në Peru ndërsa familja e tij ishte në SHBA.

E bija i kërkoi atij që të vinte në shtëpi për ditëlindjen e saj me një makinë druri dhe Ortega nuk humbi kohë por iu fut punës. Ai arriti të ndërtojë një makinë “VW Beetle” prej ahu dhe kedri me ndihmën e shumë miqve të tij në Peru.

Pas kësaj ai është nisur drejt SHBA-së ku shpreson që të mbërrijë në kohë për ditëlindjen e së bijës.