Një mrekulli mund të quhet ajo që ka ndodhur në Mekë. Pas temperaturave përvëluese, qyteti ka mirëpritur haxhilerët me reshje të dendura shiu.

Rrugët filluan të përmbyten brenda disa minutave nga uji, duke krijuar edhe pellgje me baltë dhe duke freskuar ata që po bënin udhëtimin e tyre shpirtëror drejt Arafatit.

Ndërsa disa nxituan për tu mbuluar me baltë, shumë të tjerë vrapuan në rrugë për t’u lutur. Disa pelegrinë nuk mbajtën dot lotët, ndërsa ngritën duart në adhurim në shpatet e malit Arafat.

Shumë haxhilerë filluan të ndihmojnë të tjerët që kanë nevojë për strehim dhe ofruan veshje për ata që ishin zhytur në shi.

‘Kjo është hera e parë që kam ardhur në Haxh, dhe është e mrekullueshme,” i tha pelegrini Ghada Al-Johar Arab News. “Kur binte shi, unë dola dhe qava. Sa herë që shikoja shiun në TV gjatë Haxhit në të kaluarën i kam menduar gjithmonë, me fat ata’.

Më shumë se 2 milion myslimanë u mblodhën në kodrën e shenjtë të shtunën për një ditë intensive adhurimi dhe reflektimi që është pika e lartë e Haxhit.

Meka është vendi i shenjtë për besimtarët myslimanë dhe pelegrinazhi i Haxhit konsiderohet si aktiviteti më i rëndësishmëm.