Ndryshimet kushtetuese, Manjani letër falenderimi Komisionit të Venecias

Ylli-ManjaniMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani falenderon Komisionin e Venecias për kontributin e dhënë në ndryshimet për reformën në drejtësi.

“Dje nëpërmjet një letre zyrtare, falenderova Komisionin e Venecias dhe zotin Gianni Buquicchio. Kontributi i këtij think-tank, më i miri i rruzullit, ishte i jashtëzakonshëm! Na kushtuan vëmendje me shumë seriozitet pavarësisht krizës kushtetuese në Poloni e Hungari (anëtare të BE) dhe krizës së zakonshme në Turqi.

“Për dy raportet e ndërmjetme dhe raportin final, faleminderit Komisionit të Venecias! Kushtetutën e ndryshuam edhe plot katër herë të tjera para datës 21 Korrik! Ndërsa në 2008 ndryshuam ekuilibrin e pushteteve, Republikën e bëmë me kryeministër të fortë dhe me Parlament 100% partiak!

Të djegur nga qumështi i zgjedhjes së Presidentit me vota të trafikuara, i frymë kosit të shumicës se reduktuar. Në asnjë rast e për asnjë çështje të tillë nuk e pyetëm më parë Komisionin e Venecias! Marrëveshjet PS-PD i quajtëm më të rëndësishme…! Por, votimi i 21-22 Korrikut tregoi se marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus! Kështu që faleminderit Venecia!”, shkruan në letër Manjani.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al