Grumbullimi para ndeshjes kundër Anglisë nuk ka shkuar ashtu siç duhet për kombëtaren shqiptare U-21.

Arbnor Muçolli ka pësuar një dëmtim, duke detyruar trajnerin, Alban Bushi që të sjellë ndryshime në listën anti-Tre Luanëve. në vend të tij është thërritur, Jurgen Çelhaka nga skuadra e Tiranës.

Shqipëria U-21, e drejtuar nga Alban Bushi, do të fillojë ditën e dielë grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjen zyrtare me Anglinë në “Loro Boriçi” më 15 Nëntor.