Në dollarin amerikan për herë të parë fytyra e një gruaje

Për herë të parë, në kartëmonedhat e dollarit amerikan do të vendoset fytyra e një gruaje.
Ikona e të drejtave civile për zezakët, skllavja afro-amerikane, Harriet Tubman do të vendoset në kartëmonedhën 20 dollarëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Figura e saj do të zëvendësojë atë të Presidentit Andrew Jackson.Sekretari i Thesarit Jack Leë tha të mërkurën se, do të shpallë vendimin për të mbajtur Alexander Hamilton në frontin e kartëmonedhës 10$.
Harriet Tubman ka lindur në vitin 1882 afrikano-amerikane.Ajo ishte spiune gjatë luftës civile në SHBA.

Harriet-Tubman-dollari

Ajo lindi në skllavëri në Dorchester County,Maryland dhe ndërmori 13 misione për të shpëtuar 70 familje të skllavëruara,duke u angazhuar në rrjetin e aktivistëve.
Pas luftës civile,ajo ishte aktive për më shumë të drejta për gratë dhe veçanërisht votën e tyre.Në fillim të jetës së saj ajo u godit në kokë nga një pronar i zemëruar,duke i shkaktuar trauma.
Tubman ishte një e krishterë e devotshme dhe thoshte shpesh se mesazhet e saj jepeshin nga Perëndia.Në vitin 1849, u arratis në Filadelfia,pastaj menjëherë u kthye në Maryland për të shpëtuar familjen e saj.
Gjatë luftës civile, ajo ishte përveç se informatore dhe spiune,edhe një ushtare e armatosur. Gjithashtu, ajo është gruaja e parë që ka udhëhequr një ekspeditë në luftë.
Më pas, ajo bleu një shtëpi në New York ku u kujdes për prindërit e saj.Por në historinë amerikane, Tubman u kthye në një ikonë të guximit dhe lirisë amerikane.

(Burimi:Balkanweb/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al