Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të Botës në Formula 1, Michael Schumacher, është gati t’i bashkohet skuadrës italiane të Ferrarit, duke filluar që nga ky sezon.

Në fakt nuk bëhet fjalë për të pilotuar në garat e Formulës 1, ku tashmë skuadra italiane i ka zgjedhur pilotët e saj dhe ata do të jenë Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc.

Megjithatë Mick Schumacher pritet të bëhej pjesë e Ferrari Driver Academy dhe të jetë një nga dy pilotët që do të garojnë në testet zyrtare të skuadrës italiane.

Lajmi është dhënë sot nga mediat italiane, ku ndër të tjera theksohet edhe ajo çka Arrivabene kishte thënë më herët, se dyert e Ferrarit do të jenë të hapura për një të familjes Schumacher.