Nëse akoma nuk jeni bindur se kjo verë e nxehtë ka nxjerrë nga binarët tregun e transferimeve, atëherë duhet të mësoni edhe rekordin e deritanishëm. Atletico Madrid shpenzoi 126 milion euro për kartonin e Joao Felix. Kemi parë transferime edhe më të shtrenjta. Sigurisht, por asnjëherë për një lojtar që ende nuk i ka mbushur 20-vjeç dhe ka luajtur vetëm në kampionatin portugez.

Sulmuesi konsiderohet si pasardhësi i Cristiano Ronaldo dhe në pritje të “goditjeve” të mëdha, është ai njeriu i merkatos së verës. Gjithsesi, ky limit rrezikon të qëndrojë pak në jetë, duke parë tratativat e rëndësishme për transferimin e Paul Pogba te Real Madrid, apo bisedimet për rikthimin e Neymar te Barcelona.