3827 vajza deri në 19 vjeç u martuan gjatë 2017-ës, përkundrejt 120 djemve të kësaj moshe.  Krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT martesat kanë pësuar rritje, pasi në vitin 2016 ishin 3339 vajza adoleshente të martuara, por mes djemve janë regjistruar vetëm 88 djem.

Martesat e hershme nën moshë, duket se janë një fenomen, i cili prek më shumë vajzat, duke rritur hendekun e pabarazisë gjinore që krijon ky angazhim i tyre. P

Për psikologen Ariana Muça shifrat janë vetëm një fenomen, pasi ka ende shumë martesa të tjera të cilat nuk raportohen pa mbushur moshën ligjore.

Muça: Shumicën e rasteve statistikat nuk janë shumë të qarta, për të kuptuar sa është numri real i këtyre martesave, sepse shumica e tyre nuk regjistrohen në gjendje civile.

Shkaqet e martesave nën moshë nisin së pari nga ato ekonomike.

Muça:  Familja e shikon si shpëtimin e vetëm për të dalë nga një krizë e rëndë ekonomike, martesën e fëmijës femër me një njeri që është në gjendje të mirë ekonomike. Sepse në këtë rast femra blihet.

Martesat në moshë minorene janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, por prania e fenomenit ende ekzisten tregon se ligji nuk po zbatohet.

Në total grup mosha nën 19 vjeç përbën 17. 4 % të totalit të martesave në Shqipëri.