Nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë nis sot punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s

NATOSesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i organizuar nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, nis të shtunën punimet në Tiranë, në ambjentet e rikonstrukturara të Pallatit të Kongreseve. Ky takim, që mbahet për herë të parë në Shqipëri, bën bashkë rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues, që do të diskutojnë çështjet e sigurisë ndërkombëtare aktuale.

Dita e shtunë dhe e dielë, 28-29 maj, do t’i kushtohet mbledhjeve të pesë Komiteteve të Asamblesë: Politike, të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Shkencës dhe Teknologjisë, Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë. Secili Komision do të adresohet nga njerëz të qeverisë, akademisë, OJQ-së dhe NATO-s. Ndërsa diten e hënë, 30 maj, do të zhvillohet séanca plenare e Asamblesë.

Sesioni i Pranverës i Asamblesë së Aleancës do të rishikojë mënyrën se si NATO i përgjigjet nivelit të sfidave me të cilat përballen aleatet dhe prej nga burojnë ato, veç të tjerash, ceshtja e Rusise, terrorizmi, konflikti i vazhdueshëm në Irak dhe Siri, migrimi masiv dhe përhapja e raketave dhe armëve të shkatërrimit në masë.

Pjesë të axhendës së takimit në Tiranë, ligjvënësit do të kenë dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe do të urojnë ftesën e drejtuar Malit të Zi për t’u bërë anëtari i 29 i NATO-s. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi, Milo Djukanovic, do të mbajnë fjalën e tyre vetëm pak ditë pasi ministrat e Jashtëm të Alancës të nënshkruajnë protokollin e pranimit me Malin e Zi gjatë takimit të tyre në Bruksel.

Ligjvënësit gjithashtu do të rishikojnë arritjet e Misionit Mbështetës të NATO-s në Afganistan, për të cilin Ministrat e Jashtëm vendosëm ta zgjasin atë edhe gjatë vitit 2016, si dhe të ndajnë mendiment e tyre rreth sfidave me të cilat po përballet Ukraina.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al