Nënkryetari i KQZ: Ja sa kushtojnë zgjedhje e parakohshme

Nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka një arsye të tijën për të argumentuar se përse vendi nuk duhet çuar në zgjedhje të parakohshme. Kjo sipas sipas tij është kostoja e zgjedhjeve. Kushtojnë 6 milionë euro. Dhe me këto para, thotë ai, ndërtohen nja 15 shkolla. Komentin e tij Biba e bën në një replikë me gazetarin Erion Kristo. Nënkryetari thotë gjithashtu se për vendin është më mirë të mësohet me rregullsi ciklike, pra të presë çdo 4 vjet për të bërë zgjedhjet, sesa të shpenzojë para me zgjedhje të parakohshme. Opozita po i kërkon zgjedhjet e parakohshme edhe për faktin se akuzon qeverinë që po “e rrjep” çdo ditë buxhetin e shtetit. Sipas saj, vetëm nga kontrabanda e mallrave të akcizës, si nafta, cigarette etj, shtetit i mungojnë 500 milionë euro.

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al