Nënshkruhet memorandumi për statistikat e veprave penale dhe korrupsionin

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Integrimit, Gjykatës së Lartë, dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ky memorandum do të mundësojë statistika të konsoliduara dhe historik (track record) të çështjeve penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, nga fillimi i çështjes penale e deri në momentin kur vendimi merr formë të prerë. Këto të dhëna do të bëjnë të mundur gjurmimin e çështjeve në të gjitha hallkat ligjzbatuese ku ato kalojnë.“Ky bashkëpunim është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Europian, ku nënvizohet se Shqipëria duhet të demonstrojë progres në krijimin e historikut të të dhënave të hetimit dhe gjykimit të çështjeve penale që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Ministrja Gjosha në fjalën e saj.

Ministrja e Integrimit Europian, shprehu falenderimet për të gjitha institucionet e përfshira deri më tani në këtë proces, duke filluar nga Policia e Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë.

“Gjej rastin ti falënderoj për vullnetin dhe kontributin në këtë proces. Procesi i integrimit europian mund të ecë përpara vetëm me përfshirjen e të gjithë aktorëve. Memorandumi i sotëm dëshmon për angazhimin tonë të përbashkët për ta përshpejtuar këtë proces”, tha Ministrja Gjosha.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se ndonëse sipas kushtetutës pushtetet janë të ndara, janë të pavarura nga njëri tjetri, shteti është një.

“Dhe në këtë pikëpamje shteti shqiptar kur ballafaqohet me subjekte të tjera, me persona të tjerë, padiskutim që duhet të jetë unik në dhënien e të dhënave zyrtare statistikore. Disa herë është ngritur shqetësimi sesi do informohet Komisioni Europian dhe jo vetëm me të dhënat shtetërore për çështjen e luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafiqeve si dhe luftës kundër korrupsionit”, tha Ministri i drejtësisë.

Ai shtoi se Shqipëria ka qenë në gjendje gjithmonë të japë të dhëna të tipit policor, operacional, por jo të dhëna mbi shkallën e ndëshkueshmërisë së këtyre veprave penale.

“Kështu që ky memorandum është instrumenti që bën të mundur që qeveria shqiptare në emër të shtetit shqiptar të raportojë në mënyrë unike, në mënyrë të saktë, të azhornuar me të dhëna të freskëta nga pushteti gjyqësor”, tha Ministri Manjani.

Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Xhezair Zaganjori u shpreh se problem kryesor për sistemin e drejtësisë mbetet performanca dhe efektiviteti veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe me të drejtë në mënyrë të vazhdueshme në progres raportet e Bashkimit Europian është theksuar nevoja e krijimit të një sistemi të të dhënave të qëndrueshme , i cili do të ndikonte pozitivisht në hetimin e këtyre rasteve.

“Me këtë memorandum ne respektojmë këto rekomandime. Kjo ndikon pozitivisht në luftën kundër këtyre veprave penale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, tha Kryetari i Gjykatës së Lartë.

(integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al