Ndërprerja e transmetimeve analoge shtatorin e vitit të shkuar, krijoi një kaos të jashtëzakonshëm, duke qenë se qytetarët u gjendën të papërgatitur.

Shumë prej tyre u drejtuan nëpër dyqane për të blerë dekoderat DVBT2, duke qenë se nuk e kishin të integruar në televizorin e tyre.

Fluksi i kërkesave ishte shumë i lartë, saqë shumë prej qytetarëve mbetën pa dekodera.

Nisur nga këto rrethana, Autoritetit të Mediave Audiovizive vendosi ta shtyjë ndërprerjen e transmetimeve analoge, deri më 15 janar.

Shpresojmë që kësaj here qytetarët t’i kenë marrë masat dhe të mos krijohet më kaos.

Kujtojmë këtu se procesi i dixhitalizimit është një nga kushtet e Bashkimit Europian.