Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë që t’ju mpihen duart gjatë natës, mos e anashkaloni këtë ndjesi.

Kjo mpirje njihet si nyje e dorës dhe ndodh kur keni ngjeshje të nervave, transmeton Klan Kosova.

Simptomat e para janë mpirja dhe ndjesia e shpimit të duarve si me gjilpërë e cila prek më së shumti gratë.

Në rast se ballafaqoheni me këtë fillimisht ju duhet të bëni pak pushim, por nëse keni ndonjë punë që i mban vazhdimisht nyjet në lëvizje, e mira është që cdo dy tri orë të ndaloni atë punë derisa të qetësoheni pak.

Teksa duhet të lëvizni duart, gishtërinjtë, dhe të bëni disa ushtrime specifike duke tërhequr muskujt.

Përveç këtyre, kur jeni pranë kompjuterit tuaj rregullojeni karrigen në mënyrë që krahët tuaj të jenë në të njëjtin nivel me tastierën, duke i mbajtur sa më drejtë pa i lakuar  shumë sepse në të kundërtën shkaktohet presion tek shpatullat.