Nga Alban Kolaj/ LSI në sytë e një gjimnazisti

NGA ALBAN KOLAJ: 

Të jesh në LSI ose më saktë të jesh pjesë e LRI-së është trendi më i madh i momentit. Të gjithë janë pjesë e LRI, të gjithë duan të jenë pjesë. Të them të drejtën më dukej e çuditshme sesi disa të rinj nga mosha 15 deri 19 vjeç në gjimnazet e Tiranës gjithashtu në gjimnazin tim kishin dëshirë të merreshin me politikë. Më dukej shumë kot pasi politika është “sporti” i njerëzve të rritur, por që kurioziteti më preku dhe mua. Thashë pse jo? Ta provoj të shumëpërfolurën LRI.
Tashme kam rreth një vit që angazhohem dhe kam kuptuar arsyen se përse e duan kaq shumë të rinjtë LSI dhe forumin e saj. E para nuk është vetëm një parti politike, por një ambjent shoqëror, një grup njerëzish të cilët e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, e dyta është një familje e madhe që ndihmojnë njëri-tjetrin duke filluar që nga gjërat më elementare e deri tek ato më madhoret, e treta LSI i trajton të rinjtë si të ardhmen dhe të tashmen për zhvillimin e vendit.
Listat e LSI janë të mbushura me të rinj, më saktë 19 nga 36 kandidatët për deputetë të Tiranës vijnë nga rradhët e LRI. Nesër unë do kem përfaqësimin e duhur në parlamentin e Shqipërisë, do kem deputetet e mi që i dinë problemet e rinisë dhe do e ngrenë zërin për mua dhe bashkëmoshatarët e mi.
Kam edhe një shpresë tjetër. Nesër mund të jem unë në ato lista pse jo, sepse LSI beson tek ne dhe tek ajo që ne përfaqësojmë.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al