Nga Andrea Gjini / Krenar për heroizmin e Lsi-Lri-Lgi 11,210 borxhe kemi të gjithë bashkë të cilat duhen kompensuar çdo “orë-min-sec”

Si drejtues në strukturën rinore përgjatë fushatës elektorale në rrethin e Lezhës dhe si “Anëtar i Komiteti Drejtues Kombëtar” i LSI më lind e drejta ti them ca rreshta për dinamikën e kësaj fushate.

1-Në rradhë të parë i uroj kundërshtarët tanë politik për rezultatin fitues në qarkun Lezhë dhe shpresoj se deshira e mirë për mirëqenien e Lezhës sonë të përbashkët t’i udhëheqë deri në fund të këtyre 4 viteve mandat.
2-Falenderoj çdo qytetar lezhjan për mbështetjen që i dhanë çdo simpatizanti dhe për përkrahjen që i kushtuan të mirës së vendit duke dalë në kutitë e votimit me Dt.25.
3-Respekt për çdo anëtar të strukturës tonë, të cilët pavarsisht çdo cënimi, presioni, shantazhi, përsëri punuan kokëulur e nuk pranuan as cënimin e burrërisë së tyre, por as të miqve rreth e qark.

Vlera e të ardhmes së vendit në Lezhë ka qenë 1000 mijë lekë të reja, ç’ka nënkupton se skamja është tejet e lartë akoma. Unë përsonalisht nuk do krijojë hatërmbetje me ata që shitet vlerat burrërore qofshin Mirditorë, Malsorë apo çdo komunitet tjetër i Lezhës sepse niveli i mirëqenies e dimë të gjithë se është në nivele minimale.

Për dicka më vjen mirë, se këtë mandat do kemi deputetë të cilët rrjedhën normale të jetës së përditshme do e ushtrojnë në Lezhën tonë, sepse do kemi mundësinë të takohemi, të flasim e debatojmë si e si që Lezha të ketë të mira.

Por nuk do përtojmë të ngremë zërin, qoftë dhe me emra konkret sa herë që një qytetari lezhjan ti cënohet gjëja më minimale në mirëqenien e përditshme.

Krenar për heroizmin e Lsi-Lri-Lgi
11,210 borxhe kemi të gjithë bashkë të cilat duhen kompensuar çdo “orë-min-sec”.

Andrea Gjini 

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al