Ndonëse jemi në stinën e dytë të stinës së pranverës, luhatjet e motit na përforcojnë idenë se pranvera nuk vjen me një lule ! Java mund të ketë nisur e ngrohtë e me diell, por sipas sinoptikanëve, reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës.

Duke filluar që nga mbrëmja e ditës së sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe kushtet atmosferike do të ndryshojnë. Reshjet e shiut do të jenë prezente jo vetëm gjatë javës por edhe në fundjavë. NDERSA temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë luhatje duke bërë që vlerat ekstremale të luhaten nga 5-6°C mëngjesi deri në 24-25°C mesdita.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.Valëzimi i forcës 3 me larësi vale0,5 –1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Vlerat minimale dhe maksimale të temperaturave:
Zonat malore 5/19°C
Zonat e ulëta 6/23°C
Zonat bregdetare 9/22°C