Nga Eglantina Mirashi

Rama sot është vetëm!

Rama është vetëm. Rama është në ikje. Ramën nuk erdhi ta shpëtojë as Nano. Ramën tani nuk e shpëton më askush, asnjë dhe asgjë. Kongresi ishte tregues force i dobësisë së tij. Diktatorët kanë nevojë për turma masive. Diktatorët sa herë kanë frikë mbledhin njerëz afër tyre. Forca e njerëzve të dobët u zbut ankthin, paranojën dhe tmerrin. Dhe sigurisht Rama dhe eskorta e tij kanë tmerre. I bren mëkati se kanë shpopulluar Shqipërinë. Se kanë rrënuar vëndin, se e kanë bërë të pajetueshëm një vend të mrekullueshëm si Shqipëria. Dhe pesha e mëkatit i vret një ditë diktatorët. Sot kongresi ngjau me lamtumirën e diktatorit. Si takim i fundit. Kongresi është shfaqje artificiale, është qartë kërkesë për një mbështetje në kushtet kur diktatori ska më frymë, moral dhe të drejtë.