Nga Eglantina Mirashi

Recital i Kushtetutës/Presidenti

Turinjve me një grusht të fortë

Do i bij mu në zemër Ramës ane e mbanë,

ta dijë dhe ai se ç’domethanë i dobët

n’agoni do përdihet si vigan i vramë.

Ligji hesht. Edhe pse përditë

mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,

kërkoj me gjetë një ligj ma të mirë…

Por më rren shaka, Rilindja

gënjeshtare.

Ligji hesht, dhe në heshtje qesh.

Unë do godas Ramën derisa të vdes.

Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?

Apo ndoshta duhet ma parë Rilindja të vdes?

Me grushtin gjigand e të fuqishëm!

Ramës së ndyrë, mu në zemër me ia njesh!

Ta shof si dridhet nga grusht’ i ligjshëm…

E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.