Nga Enton Abilekaj

Kështu si po prishet kjo shtëpi, do prishen të gjitha te Unaza e re. Bajram Nela, u ngujua me gruan, largoi dy vajzat adoleshente që të mos traumatizoheshin përjetë dhe nënën 80 – vjeçare që të mos e humbiste jetën. Vendosi të flijohej vetë me bashkëshorten, nën rrënojat e shtëpisë, kur qeveria-më keq se pushtuesi, ti nxirrte në rrugë me projektin e hartuar nga firma private. As flijimin nuk ia lejuan. Ai mbeti vetëm me gruan, ndërsa ata që i premtuan se do bënin një mur njerëzor të përbashkët po ndiqnin spektaklin e banditëve të Edi Ramës. Spektaklin që do përsëritet në shtëpitë e tyre. Nesër, pasnesër deri në fund të muajit. Do e lënë njëri – tjetrin vetëm përballë bandës që ka rrëmbyer shtetin dhe po plaçkit gjithçka. Në fund hajdutët do harbohen në gostinë e 40 milionë eurove, ndërsa viktimat do struken me frikë në kolibet e mëshirës. Ky ka qenë, është dhe do të jetë fati i shqiptarëve.