Nga Ferdoza Izvira / Unë jam një grua dhe sot besoj në LSI. E ti?

TI: grua, nënë, motër, vajzë, shoqe, studente, e punësuar diku apo e angazhuar në atë mision të mrekullueshëm jete siç është familja e përkujdesja për fëmijët. Ti, GRUA, çfarë dëshiron, beson e kërkon sot? A zgjohesh dhe ti si unë çdo mëngjes me lutjen dhe shpresën për një ditë të mbarë? Për fëmijët, për vete e të dashurit e jetës tënde? A kërkon për ta një rrugë të qetë ku të hedhin hapat e tyre, një shkollë të mirë ku të studiojnë, një punë të përshtatshme për aftësitë që kanë e mund të ofrojnë, një siguri për shëndetin e tyre kurdo kanë nevojë, një dritë shprese përherë të ndezur në mendjet e sytë e tyre? Mundet çdonjëri prej nesh të jetë i ndryshëm, por në zemrat e dëshirat tona jemi kaq të ngjashëm sa do mjaftonin pak minuta njohje për tu gjetur pranë njëri tjetrit, në ato që brenda vetes kultivojmë me vite, në ato që çdo ditë përballim e luftojmë, në padrejtësitë që na revoltojnë, në nevojat që duam të plotësojmë, në limitet që nuk arrijmë të kapërcejmë, në brishtësitë e lëndimet tona, në buzëqeshjet e gëzimet që aq bukur i përjetojmë.

Ne jemi gra e besojmë në dashuri! Ne jemi gra e sot duhet të besojmë në LGI !

Sot Lëvizja e Gruas për Integrim nuk është thjesht një pjesë e politikës shqiptare, nuk është thjesht një organizatë me program e detyra, nuk është një grupim njerëzish në nevojë që shohim ne te një fije shprese ku të kapen për të mbijetuar. Jo! Sot LGI është një Zgjedhje! Është një besim, një mundësi, një rrugë, një bindje, një stinë e re për tu jetuar. Ndoshta u desh pak kohë të arrihej këtu, pak kohë për të kuptuar qëllimin e saj, forcën e saj, kohë në të cilën shumë prej nesh, gra të forta e më luftarake hodhën hapat e parë dhe më të vështirë për të ngritur në këmbë këtë lëvizje politike që i jep femrave shqiptare një horizont të ri ku të hedhin sytë e shohin larg, aty ku ato munden të besojnë se ëndrrat e tyre mund të bëhen realitet.

Sot, tek LGI, bijë e mëmës së fortë, LSI, janë afruar me bindje dhe shpresë gra të afta ta ndërtojnë jetën e tyre dhe pa politikën, sepse ato dinë të ecin me këmbët e tyre në profesionet që ushtrojnë e për të cilat kanë investuar një jetë studim, shkollim e përkushtim. Ato janë mjekë, pedagogë, financierë, inxhinierë, juristë e shumë shumë profesione tjera, njëlloj të nderuara e respektuara. Ato munden të ecin para dhe pa u përfshirë në skemat e ndryshme politike. Ato nuk kanë nevojë për të, por sot ato e ndjejnë atë. Jemi gra e besojmë në ndjenja, sepse besojmë në zemër.

Tek Lëvizja e Gruas për Integrim çdo grua sot ka gjetur diçka nga vetja, një pjesë të vogël apo të madhe të dëshirave që ushqejmë, të mendimeve që na drejtojnë, të nevojave që kuptojmë, të projekteve që ndërtojmë, të të drejtave që reklamojmë, të ëndrrave që na zgjojnë dhe motivojnë.

Po, sot tek LGI çdo grua ka ndaluar e ka zgjedhur të qëndrojë, për ta bërë atë pjesë të jetës së saj, për të qenë mbështetje në krah të saj, për të ecur bashkë me të e për ti dhënë asaj një forcë më shumë, një besim më shumë, një kërkesë më shumë, njwe zë më shumë.

Jeta është një mundësi, Shfrytëzoje!

Jeta është një ëndërr, bweje realitet! 

Unë jam një grua dhe besoj në LSI ! Ashtu si dhe TI !

Ferdoza  Izvira

Kryetare LGI Durrës, Kandidate për Deputete Qarku Durrës

 

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al