Nga Florian Lleshaj/ Në prag të konventës së LRI në 9 prill: “Shqipëria është një vend i mirë dhe do vazhdojë të jetë akoma më i mirë me LSI”

Duke marrë parasysh faktin që gjatë gjithë kohës jemi pranë njerëzve, duke dëgjuar problemet e tyre dhe jo në pak raste edhe duke i dhenë zgjidhje atyre, të gjithë shohin te LSI forcën e munguar të politikës shqiptare. Lsi është partia e njerëzve të thjeshtë! Ajo është partia e kujtdo! Ajo është partia e një shoferi që i bashkohet sepse infrastruktura nuk i’a lehtëson për të mos thenë i’a vështirëson më tepër punën dhe e sheh si të vetmen mënyrë për t’iu dëgjuar zëri. Ajo është partia e një elektriçisti që për tu punësuar i duhet të bëjë lidhje të paligjshme dhe si pasojë të punojë në kushte të rrezikshme. Ajo është partia ime e një të riu me plot ëndrra dhe ide për ta bërë këtë vend më të mirë. Kushdo që beson te Shqipëria sheh te LSI shpresën për ta parë Shqipërinë një vend më të mirë në të ardhmen. Në datën 9 Prill, Pallati i sportit “Asllan Rusi” do të tejmbushet nga të rinj! Dhe kjo gjë do të ndodhi sepse rinia e këtij vendi beson dhe e kërkon me ngulm përfaqësimin dinjitoz që LSI i’u bën atyre nëpërmjet bashkëmoshatarëve të tyre në parlament. Shqipëria është një vend më i mirë dhe do vazhdojë të jetë akoma më i mirë me LSI.

Burimi:( integrimi.al ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al