Nga Gentian Çala

DEEP STATE OSE SULLTANATI MAFIOZ

Prej titullit kuptohet se tashmë Shqipëria është në kushtet e një Sulltanati mafioz, të pagëzuar si Rilindje, ku ideatorët dhe mbështetësit e tij duket të jenë korporata multimiliardere e Soros, kurse zbatuesi Rama.

Shpesh dëgjoja qytetarë të shqetësuar për heshtjen e ndërkombëtarëve për lajmet negative që vinin nga Shqipëria. Të gjithë njëzëri pohonin sesi është e mundur që mbështesin Ramën pas çdo skandali. Ata nuk e kuptonin që korporata punonte në shumë nivele.

U bënë bashkë elementë të betejave në politikën e jashtme të fuqive të mëdha me korporatat dhe instrumentat vendore për realizimin e qëllimeve. Marrëveshja në Ballkan për paqe midis shqiptarëve dhe serbëve mund të ishte një e tillë. Sulltanati mafioz u vu tërësisht në shërbim të kësaj sfide.

Shqipëria duket në udhëkryqin e njerëzve që për pushtet janë në gjendje të shesin parimet, kombin, nderin. “Deep state” vazhdoi me zgjedhjet farsë, me shkarkimin e tentuar të Presidentit dhe me zaptimin e çdo institucioni.

Beteja duket e vështirë, por ka ende shpresë derisa kjo u bë publike dhe ka politikanë që janë kundër kësaj sipërmarrje, sepse Shqipëria është shtëpia jonë dhe jo një projekt regjentësh me miliarda apo të marrësh pa fre.