Nga Keli Terziu / Angazhimi në LRI për mua do të thotë, një shans më shumë për ta bërë Shqipërinë

Nga Keli Terziu: 

Ashtu si shumë të rinj të tjerë në Shqipëri, që politikën e shikoja vetëm nga ekrani i televizorit, angazhimin në politikë nuk preferoja ta shihja si një alternativë për të ardhmen time.

Kjo mbase për shumë arsye, por më shumë i nxitur nga kushtet në të cilat jetojmë në Shqipëri, për të cilat në çdo rast nuk ngurojmë t’ia drejtojmë gishtin politikës dhe “aktorëve” të saj, duke i parë këto të fundit si barin e keq që mbin kudo, dhe si të vetmit fajtorë real për gjendjen në të cilën ndodhemi.

Angazhimi im në politikë, për hirë të së vërtetës ka nisur komplet rastësisht, pasi si një i ri që merret me futboll jam munduar ti marr gjërat përherë me sportivitet. Kështu ndodhi dhe me politikën.

“Ftesën” nëse mund ta quaj të tillë, për tu angazhuar në LRI, ma bëri për herë të parë një akademike e mrekullueshme, njëkohësisht mikesha ime e hershme me një kontribut të madh për qytetin e Bulqizës dhe për të rinjtë që jetojnë aty. Ajo ishte me padyshim, një arsye tjetër mjaft portante që do të stimulonte angazhimin tim brenda strukturave të Forumit Rinor.

 Sinqerisht, nuk e kisha menduar asnjëherë, që brenda një Forumi rinor me karakter politik, do të gjeja kaq shumë miq dhe kaq shumë të rinj të përgjegjshëm e largpamës, me humor dhe njëkohësisht shumë serioz kur e kërkon puna, por mbi të gjitha aty gjeta një ambjent të mbushur me energji, dinamizëm, dhe miqësor për këdo të ri që dëshiron të përfshihet.

Ajo cfarë unë kam arritur të evidentoj në gjithë këto kohë angazhim konsistent në LRI, është fakti që përtej të qenurit një forum që dihet se ka një objekt të vetin politik, nuk kemi lënë për asnjë moment të vetëm jashtë aktivitetit tonë, aspektin human. Gjithmonë kemi vepruar me moton “jemi qenie humane, para se të jemi aktivistë në politkë”. Jam i bindur që këtë filozofi e ka ndjekur jo vetëm LRI Bulqizë ku unë angazhohem, por padiskutim kjo është edhe politika dhe shpirti i gjithë LRI në tërësi.

Tek kthej kokën, dhe bëj një krahasim të muajve të parë të krijimit të LRI në Bulqizë që korespondon edhe me fillimin e agazhimit tim aty, dhe situatës ku jemi sot, padyshim ndihem mjaft krenar jo vetëm për veten, por për të gjithë ata të rinj e të reja, që punuan fort çdo ditë pavarësisht paragjykimeve të “vendeve të vogla”.

Jam krenar, pasi jam i bindur që në Bulqizë ne si LRI kemi luajtur një rol mjaft konstruktiv, për tu treguar të rinjve e te moshuarve, burrave e grave, se politka është një mënyrë e mirë dhe solide për ta bërë më të mirë, më aktiv, dhe më të gjallëruar vendin ku jetojmë. Fakti që ka kaq shumë të rinj që çdo ditë bëhen pjesë e LRI, tregon që ata janë të kënaqur jo vetëm më ne, por mbi të gjitha janë të vetëdijshëm për kapacitetin që mbartin për të sjellë një frymë të re në këtë vend.

 Unë dhe gjithë të rinjtë jemi të vetëdijshëm se shumë gjëra nuk shkojnë në këtë vend, se shumë gjëra mund të bëheshin më mirë në këtë vend. Jemi po ashtu të vetëdijshëm se shumë të rinj zhgënjehen dita-ditës, dhe shumë të tjerë largohen, duke e parë emigrimin si të vetmen zgjidhje për një jetë më të mirë.

Unë, dhe gjithë të rinjtë e LRI e dimë shumë mirë se mbase nuk mund të ndryshojmë “politikën e madhe” dhe për këtë jemi koshient, pasi shumë gjëra janë ndërtuar në këtë mënyrë. Por ama jemi besimplotë, se ne të rinjtë e LRI dhe gjithë të rinjtë e Shqipërisë, jëmi forca më e madhe e ndryshimit, jemi “lokomotiva” për ta orientuar siç duhet Shqipërinë.

Ndaj në këtë kontekst, thirrja ime shkon për çdo të ri e të re, që e do shumë Shqipërinë, dhe që dëshiron një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen, të angazhohet në politikë, dhe ta shohë këtë të fundit si zgjidhje dhe jo si problem.

Keli Terziu

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al