Nga Klevi Pojana/ Shqiptarët mbrojtën hebrejntë gjatë luftës dhe dhanë mesazhin e dashurisë për jetën

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit, nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana, kujton që shqiptarët jo vetëm strehuan hebrenjtë që jetonin në Shqipëri por u bënë mburojë dhe për qindra e mijëra të tjerë.

“Sot e gjithë bota përkujton një nga tragjeditë më të mëdha të njerëzimit dhe qëndron e bashkuar dhe njëzëri kundër urrejtjes dhe antisemitizmit!

Po sot është me vend të kujtojmë dhe veprimtarinë e mrekullueshme të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore ku shqiptarët jo vetëm strehuan hebrenjt që jetonin në Shqipëri por u bënë mburojë dhe për qindra e mijëra të tjerë duke bërë që Shqipëria të ishte vendi i vetëm në Evropë që do të numëronte më shumë hebrenj në fund të luftës se në fillim të saj.

Mikpritjes, besimit dhe mbrojtjes së popullit shqiptar, hebrenjtë kudo në botë i dedikojnë një falenderim të madh duke e cilësuar dhe si shembullin më të mirë të bashkjetesës fetare, ku strehimi i ardhur nga populli shqiptar dhe kleri i çdo besimi konsiderohet si mesazhi më i rëndësishëm, #dashuria_për_jetën!”

Klevi Pojana

Burimi:(integrimi.al/E.S)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al