Nga Krisa Lani / Fuqia e rinisë, në shërbim të vendit

Angazhimin tim në forumin rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim e nisa në vitin e parë të shkollës së mesme. Nuk dija për politikën, por kisha dëgjuar për një forum, i cili i’u jepte mundësi dhe prioritet të rinjve, një forum i cili ishte më i organizuari në vend, ku jepnin kontributin e tyre mijëra të rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipëria. Prandaj vendosa të antarësohesha edhe unë në Lëvizjen Rinore për Integrim. Sigurisht që në fillim më tërhoqi shumë miqësia e krijuar në radhët e të rinjve, shtysa për t’u integruar edhe më tej.

Lëvizja Rinore për Integrim ishte dhe vazhdon të jetë një komunitet të rinjsh të cilët dallohen nga solidariteti më njëri-tjetrin, nga fuqia e bashkëpunimit, nga respekti për mendimin dhe idetë apo kontributet e çdo anëtari të thjeshtë. Por dita-ditës e ndjeja se po trajnohesha në një akademi të vërtetë politike, duke mësuar dhe kontribuuar në të. Mësova se si krijoheshin dhe implementoheshin iniciativat dhe nismat në shërbim të rinisë shqiptare.

Në Lëvizjen Rinore për Integrim m’u dha mundësia të kontribuoja në nisma konkrete të propozuara nga subjekti politik ku aderoja. Të shfaqja mendimin tim dhe mendimi im të merrej parasysh nga përfaqësuesit tanë si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror. Në Lëvizjen Rinore për Integrim çdo ditë po mësoj mbi potencialin që gëzon një i ri, potencial të cilës i besohen çështje madhore për të ardhmen e vendit.

Kam fituar besimin tek politika falë mënyrës se politikëbërjes së lidershipit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kam shpresë për një të ardhme më të mirë, ku gjimnazistëve iu jepet shansi për një maturë shtetërore transparente dhe jo me dy standarde. Një të ardhme ku studentët të kenë një shans për një arsimim cilësor, duke rritur kapacitetin intelektual për tu përballur më denjësisht me tregun e punës.

Një shans për të rinjtë shqiptarë për mundësi punësimi, pas përfundimit të edukimit dhe trajnimit. Shanse për të gjithë shqiptarët me të drejtën e tyre legjitime për të përfituar më shumë shërbime dhe përkujdesje. Kam besimin se rinia do të jetë epiqendra e politikëbërjes, sepse gëzojnë energjinë për të qenë pranë çdo qytetari, nuk kanë kompleksitetet e së shkuarës.

Vetëm me më shumë të rinj në politikë aktive dhe në vendimmarrje do të mund të ndërtojmë të gjithë së bashku një Shqipëri më të mirë, një të ardhme të denjë dhe të sigurt në Atdheun tonë të përbashkët.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al