Nga Kristian Kina

Kur tmerri të shkon deri në palcë, e palca s’mban më!

Taulant Balla, pa dashje, tregoi sot përsëri se kush e ruan rendin dhe paqen sociale në Shqipëri, kush është i interesuar për të dhe  kush kërkon gjakun dhe vdekjen e shqiptarëve nga ana tjetër.

Maxhoranca tregoi përsëri se sa frikë e ka Presidentin e Republikës, dhe sesi për të shpalosur planin e tyre ogurzi, për të pasur vëllavrasje  dhe diktaturë, po i pengon me çdo kusht Presidenti.

Ua ka prishur llogaritë, kështu që ata s’kanë faj!

Ëndrra për të kapur çdo institucion është kthyer në makth, që i torturon çdo natë.

E kur ky ankth përzihet me frikën mos  ndonjë ditë i vërsulen qytetarët e revoltuar, të lodhur nga ky sundim i pabarabartë, shtyhen të bëjnë akte akoma dhe më të shëmtuara në kurriz të demokracisë dhe integrimit të Shqipërisë!

Fundi është afër !

‘Bild’ do riflasë!

Qytetarët do riflasin!

Diktaturën nuk e rikthen dot më njeri, pavarësisht nostalgjisë që mund të kenë!

#mePresidentin