Nga Petrit Vasili/ Kryeministri ynë dhe gomari i La Fontenit

Kryetari Grupit Parlamentar te LSI,  Petrit Vasili vijon replikat me kyeministrin Edi Rama. Ne statusin e tij te fundit me facebook, Vasili i ka kujtuar kryeministrit faktin qe ne Trieste nuk arriti te merrte asnje investim dhe per kete fajin nuk ja ka administrata.

Statusi i plote:

Kryeministri ynë dhe gomari i La Fontenit

Meqë ky shkollëpak që kemi në krye të qeverisë lexon përrallat e La Fontenit dhe meqënëse gjithë fajin që nuk i japin investime në Trieste, që jemi të 149-t si mbështetësit më të dobët të të varfërve e mbështetësit më të mëdhenj të oligarkisë dhe që 60% e qytetarëve duan të ikin nga Shqipëria e ka administrata, ja ç’thotë La Fonteni në një përrallë:

Një pronar, që të ruante kopshtin më mirë hoqi rojen dhe mori një gomar. Për gjithë natën gomari e shkatërroi kopshtin. La Fonteni i madh e mbylli përrallën duke thënë: “Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin.”

Kjo vlen edhe për shkollëpaktin, kryeministrin tonë, që fajin ia paska administrata në këto 4 vjet të vegjetimit të tij.

Burimi:( integrimi.al/ E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al